Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 10:21

​Tomor Morina lirohet nga paraburgimi, flet shoku i tij

Shkup | 14/08/2019 18:07

Tomor Morina tashmë edhe zyrtarisht është liruar nga paraburgimi në burgun e Shutkës.

Morina, siç deklaroi shoku i tij Bujar Xërca, po shoqërohet deri në pikën kufitare nga vetura të Ambasadës së Kosovës. 

Ai falënderoi institucionet e të dy shteteve si dhe punonjësit e burgut, si dhe theksoi se Morina është në gjendje të mirë.

“Tomorin veç e morëm, fitoi drejtësia…Falënderojmë institucionet tona dhe institucionet maqedonase. Shëndeti i Morinës është shumë mirë, nuk ka më mirë. Falënderojmë drejtorin Esatin si dhe Sadushin, dhe të gjithë njerëzit që e kanë trajtuar më së miri. Arrestimi i Morinës ishte diçka e padrejtë. Shteti maqedonas nuk është mirë ta dëgjojë Serbinë. Serbia ka vdekur, njeriun e vdekur nuk duhet ta dëgjojmë. Nuk duhet të ketë Serbia kaq ndikim. Sa më perëndimorë të jetë Maqedonia, Kosova aq më mirë”, tha Bujar Xërca.

Ndryshe, Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi. Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë./AlsatM

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress