Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:15

​Tiranë, gardisti vret gruan me armën e shërbimit

Prishtinë | 12/02/2019 08:11

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin shqiptar, Tiranën, mëngjesin e sotëm, pasi një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, 36-vjeçare.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës, thuhet se gardisti me iniciale A.A., ka shtënë me armën e shërbimit bashkëshorten në banesën e tij në Allias. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Menjëherë, policia dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa kanë vënë në pranga gardistin 44-vjeçar.

"Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç, punonjës në Gardën e Republikës”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell “Ora News”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress