Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:24

​Thaçi udhëton për në SHBA, merr pjesë në varrimin e ish-presidentit Bush

Prishtinë | 04/12/2018 13:22

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremonitë mortore dhe në varrimin e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

Ish-presidenti i ndjerë amerikan, George H. W. Bush, do të varroset në College Station të Teksasit.

Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, presidenti Thaçi e ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress