Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.02.2018 04:38

​Thaçi: Të ndahen 100 mijë dollarë për të prekurit nga uragani Harvey

Prishtinë | 03/09/2017 12:03

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndajë së paku 100 mijë dollarë në ndihmë të prekurve nga uragani Harvey në Houston të SHBA-së.

Këtë presidenti i Republikës së Kosovës e ka kërkuar përmes një postimi në rrjetin sociali facebook.

I pari i shtetit thotë se Kosova si shtet i ri ka probleme me varfërinë, por që sipas tij populli kosovarë është popull solidar dhe që nuk i harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën gjatë luftës së fundit.

Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë.

Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar.

Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë.

Jam i vetëdijshëm që kjo shumë është simbolike! Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore. HTH

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress