Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 22.01.2020 10:38

​Thaçi takohet me Wisner dhe Ashton

Prishtinë | 06/12/2019 13:58

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me ish të dërguarin e posaçëm të Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi në vitin 2005-2006 Fran Wisner.

Gjatë kësaj vizite presidenti është takuar edhe me ish përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Ai për këto takime ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social Facebook ku ka vlerësuar kontributin e  tyre për Kosovën.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013. Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre. HTH

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress