Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 03:00

​Thaçi takohet me Mogherinin, flasin për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 17/02/2017 19:14

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Thaçi ka thënë se Brukseli tani pret që Kosova ta përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut takova edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, zonjën Mogherini, me të cilën biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut. Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress