Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:42

​​Thaçi: Rruga Deçan-Plavë bashkon shqiptarët si asnjëherë më parë

Deçan | 25/09/2014 15:55

Sot ka filluar ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, e cila është e gjatë 20 kilometra dhe do të lidh shqiptarët e Plavës me Kosovën. Në fillimin e ndërtimit të kësaj rruge, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, tha se ndërtimi i kësaj rruge do t’i bashkoj shqiptarët si asnjëherë më parë.

Thaçi shtoi se për atë pjesë të Kosovës, por edhe për gjithë shqiptarët është një ditë e veçantë, sepse po fillon ndërtimi i rrugës që ka qenë edhe ëndërr historike e qytetarëve që të lidhen ato treva, pjesa e Dukagjinit, Deçani e Plava.

Kreu i Qeverisë shtoi se kjo distancë shumë e afërt territorialisht, ka qenë shumë e largët në kuptimin kohor, por tani sipas tij, me ndërtimin e kësaj rruge do të shkurtohet shumë.

Thaçi theksoi se kjo rrugë do t’iu shërbej dy shteteve edhe për shkëmbimin e mallrave dhe bashkëpunimeve tjera, derisa ka shprehur besimin se edhe Mali i Zi do të vazhdoj pjesën e vet nga Plava.

Ndërsa, në këtë fillim të ndërtimit të kësaj rruge, ishin të pranishëm edhe dy kryetarët, i Deçanit, Rasim Selmanaj dhe ai i Plavës Orhan Shahmanovic.

Kryetari i Komunë së Deçanit, Rasim Selmanaj ka falënderuar kryeministrin për kontributin e dhënë për nisjen e realizimit të këtij projekti, pasi edhe ata si pushtet lokal kanë qenë insistues që ky projekt të ndodh.

Ndërsa, kryetari i Plavës Orhan Shahmanovic është shprehur i kënaqur me fillimin e ndërtimit të kësaj rruge, derisa ka theksuar se kjo është një mesazh për Malin e Zi që duhet të ndërtoj rrugë të tilla ku jetojnë të gjitha komunitetet.

Rruga Deçan- Plavë, gjatësia deri në kufi është 20 kilometra, ndërsa do të kushtoj 1 milion e 86 mije e 233 euro, para të buxhetit të Kosovës. Segmenti i parë i rrugës parashihet të përfundoj deri në fund të këtij viti. /Kosovapress/

Temat:
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress