Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:46

​Thaçi para ushtarëve: Të mbyllim kapitullin e tragjedive dhe të hapim kapitullin e ri

Prishtinë | 13/06/2019 11:32

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot u është drejtuar ushtarëve në kazermën "Adem Jashari", në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai tha se sot kujtojnë të gjithë dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për liri.

"Sot është një kënaqësi e veçantë të jem këtu me ju në këtë ditë të veçantë për këtë moment special dhe historik për shtetin e Kosovës. Këto ditë po shënojmë 20 vjetorin e lirisë së vendit dhe popullit tonë. Sot kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e çdo qytetari. 20 vite të spastrimit etnik të Serbisë. Kujtojmë hapjen e kapitullit të shpresës dhe angazhimin për një jetë më të mirë", tha ai.

Thaçi duke Iu drejtuar ushtarëve të Kosovës, tha se dëshirojnë që të mbyllin kapitullin e tragjedive dhe të hapin një kapitull të ri.

"Të dashur ushtarë, nga aspirata e popullit për liri keni lindur edhe ju. Sot FSK është e mishëruar me këtë dëshirë për liri, me gatishmëri për të mbrojtur paqe për çdo qytetarë të Kosovës në çdo cep të territorit të Kosovës. FSK sot është forcë multi-etnike që në mënyrën më të mirë pasqyron atë që kemi ndërtuar së bashku. Të nderuar ushtar, këto ditë kujtojmë të kaluarën, por shikojmë edhe nga e ardhmja. Kemi arritur shumë për këto 20 vite, por kemi pasur edhe sfida. Tani po punojmë për anëtarësim në NATO dhe BE. Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha fqinjët. Po punojmë edhe për marrëveshje finale me Serbinë. Të nderuar ushtarë, dëshirojmë të mbyllim kapitullin e tragjedive, të hapim kapitullin e ri. Kjo është aspirata jonë e përbashkët, ky është zotimi ynë për qytetarët e Kosovës", tha ai./KosovaPress/

    

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress