Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:17

​Thaçi: Nuk besoj se regjistrimi mund të realizohet paralelisht me zgjedhjet

Shkup | 20/10/2019 21:50

Pas takimit të liderëve, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi i pyetur në lidhje me realizimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë Veriore, tha se ai beson se nuk mund që ky proces të ndodhë paralelisht me procesin zgjedhor, por sipas tij ditëve në vijim pritet të arrihet marrëveshja edhe për këtë çështje.

Ai tha se është me rëndësi që subjektet kryesore në vend janë pajtuar që vendi të vazhdoj rrugëtimin euro-atlantik.

Thaçi tha se ratifikimi i Protokollit për në NATO nga Parlamenti spanjoll rrëzoi propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që zgjedhjet të mbahen në tetor.

“Sigurisht që qëndrimin e parë e dha Kabineti i Presidentit dhe ky është një lajm i mirë që forcat kryesore politike të Maqedonisë së Veriut vendosën që nuk ka alternativë tjetër përveç se të këmbëngulim në procesin integrues drejt NATO-s dhe BE. Edhe në pjesa e dytë është një lajm i mirë. Arritëm marrëveshje që zgjedhjet të mbahen me 12 prill, kryeministri kishte propozim që zgjedhjet të mbahen në tetor që më pastaj u shqyrtua mundësia e ratifikimit të marrëveshjes nga ana e Parlamentit të Spanjës, ne duhet të kemi Parlament që të ratifikoj këtë marrëveshje”, tha ai.

Ndryshe, sonte pas takimit me liderët e partive politike është vendosur që 12 prilli 2020 të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë Veriore, të cilat do të mbahen pasi vendi nuk mori datën e negociatave për anëtarësim në  BE. /AlsatM/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress