Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:40

​Thaçi: Më me dëshirë do të dialogoja me një dreq, sesa me Aleksander Vuçiqin

Prishtinë | 07/11/2018 14:59

Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për KosovaPress e konfirmon takimin dhe shpjegon se çfarë pret nga ky takim.

Si gjithmonë, e quan takim të vështirë, e duke folur për presidentin serb, Aleksander Vuçiq ai thotë se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me të.

Ka bërë thirrje te i gjithë spektri politik në Kosovë për një vetëdije më të lartë shtetërore për një vendimmarrje më të shpejt për përfaqësim politik me bazë më të gjerë politike. Thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë në mbështetje të këtij procesi.

Thaçi është pyetur edhe për vendimin e Qeverisë për masën 10% të importeve nga Serbia, ndërkohë garanton rrugë të sigurt euroatlantike për Kosovën nëse arrihet marrëveshja, pra njohja reciproke.

Ai ka bërë thirrje te i gjithë spektri politik për një vendimmarrje më të shpejt për përfaqësim politik me bazë më të gjerë politike.

Thaçi thotë për KosovaPress se më me dëshirë do të dialogonte me një dreq sesa me Vuçiqin.

Presidenti i Kosovës nuk pret që nesër të arrihet një marrëveshje.

Thotë se finalizimin e saj do e mbyll i gjithë spektri politik.

I pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë prej 10% për produktet e importuara nga Serbia, ai nuk ka dashur ta komentojë.

Thotë se secili institucion merr vendime dhe merr edhe përgjegjësitë që dalin prej atyre vendimeve.

Ndërkohë takimi në Bruksel do zhvillohet para atij që do të jetë në Paris, ku të dy presidentët kanë pranuar ftesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron me rastin e 100 vjetorin të armëpushimit të parë të luftës së parë botërore.

Thaçi tregon se çfarë pritet të ndodh edhe atje./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress