Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:14

​Thaçi kërkon nga BE përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 02/12/2019 23:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohë përmbushjen e premtimeve, siç është liberalizimi i vizave.

“Duhen dy për ‘tango”. Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Evropës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohim përmbushjen e premtimeve siç është liberalizimi i vizave”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Thaçi ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, i organizuar nga “Friends of Europe”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress