Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:49

​Thaçi: Formimi i komisionit për Tribunalin, puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi

Prishtinë | 16/05/2019 13:37

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkrahur nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb, duke thënë se kjo është puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi i Kosovës.

Ai kërkoi që të gjithë të bëhen së bashku për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, në mënyrë që autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.

Këtë deklaratë, Thaçi e ka thënë pasi është pyetur nga gazetarët sot kur në Kuvend pritet të  formohet komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress