Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:40

​‘Tërrta vërrta’, poezia që recitoi deputeti Kuçi në Kuvend

Prishtinë | 12/03/2019 14:30

Deputeti i AAK-së Blerim Kuçi, gjatë seancës së sotme ka propozuar që përmes një rezolute Kuvendi të vendosë se kur të thirren seanca të jashtëzakonshme, meqë sipas tij kjo seancë e thirrur nga LDK-ja lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, nuk është dashur të mbahej.

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së Driton Selmanaj i cili tha se me këtë ai po tenton që të legjitimojë keqpërdorimet financiare nga ana e Qeverisë.

Më pas Kuçi replikën e tij ndaj Selmanajt e bëri përmes një poezie.

“Du me thënë një mesele: Në kohën e fashizmit Marka Zefi dhe Tahir Berisha komunikojnë përmes një vjershe dhe Marka Zefi gëzohet që ka hy fashizmi në Kosovë dhe i thotë: ’Moj e mira që shkon me sherra, lumet na, na erdh pranvera’. Edhe Tahir Berisha ia kthen me vjershë. ‘Moj e mira qe shkon me dhënë, tërrta vërrta kurrnjë send’. Ju me këtë çështje keni bë bash tërra vërrta kurrnjë send, na e keni prish konceptin e seancave të jashtëzakonshme”, tha Kuçi./KosovaPress/



Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress