Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:10

​Tërmetet, Cakaj: I rëndësishëm fakti që nuk ka pasur viktima

Tiranë | 22/09/2019 16:40

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka falënderuar sot vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit që goditi vendin një ditë më parë.

“Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë! Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbe 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur,” shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

Ai nënvizon se pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet fakti që nuk ka pasur viktima.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress