Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:25

​Tentojnë të hyjnë pa leje në Kosovë, kthehen mbrapsht

Prishtinë | 04/12/2018 13:20

Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 11:40, ka refuzuar hyrjen një veture me targa “BG”, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, si dhe një autobusi po ashtu me targa “BG”, i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të vendit tonë.

Personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi i është refuzuar hyrja në vendin tonë, pasi nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. 

Po ashtu autobusi i cili kishte ardhur nga Serbia, në të cilin kanë qenë klubi i basketbollit Partizani i Beogradit, i është refuzuar hyrja pasi po ashtu  nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare, vetura dhe autobusi janë kthyer në drejtim të Serbisë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress