Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:24

​Të enjten votohet rezoluta e opozitës

Prishtinë | 05/12/2018 01:08

Pas disa orësh debate, ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, duke mos pasur korum që të votohet rezoluta e paraqitur nga opozita.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca ka deklaruar se dita e votimit të jetë të enjten për pikate  rezolutës që janë propozuar nga opozita.

Kurse kyresuesi i seancës, Xhavit Haliti tha se teksti i rezolutës do të jetë i papranueshëm për pozitën.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti kërkoi që të enjten në ora 09:30 të takohen shefat e grupeve parlamentare, që të harmanizohet rezoluta, raporton KosovaPress.

Po ashtu Haliti në përfundim të debatit, theksoi se “për të gjithë ata që ishin të gatshëm më sha Evropën, po ju tregoj se vetëm këtë vit Evropa ka investuar 200 milionë euro në Kosovë”./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress