Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 21.11.2019 05:27

​Takimi i Ohrit, Kosova nuk merr pjesë

Prishtinë | 09/11/2019 20:54

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Schengen Ballkanik”.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Synimi i takimit është gjetja e dakordësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Mësohet se këto masa lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar.

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me ndikim në tregti mes vendeve tona në Ballkanin perëndimor përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike e të cilat mund të digjitalizohen etj.

Ndërkohë, në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili ftoi Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Pas takimit Zaev-Rama-Vuçiq, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me treshen.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress