Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:36

​Tahiri: Nuk mund të kthehet në pikën zero një proces që s’ka filluar ende

Prishtinë | 12/07/2019 13:36

​Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke iu referuar Albulena Haxhiut, ka thënë se kryetarja e Komisionit për Legjislacion ka bërë një gafë.

Sipas tij, kërkesa e Haxhiut për kthimin e procesit për rekrutimin e noterëve në pikën zero është për keqardhje pasi ky proces nuk ka filluar ende.

“Imagjinoni, një nivel që është kaq i lartë, siç është kryetarja e Komisionit për Legjislacion, që sinqerisht është për keqardhje, më dërgon letër dhe më kërkon anulimin e procesit të rekrutimit. Pra, ende nuk ka filluar procesi i rekrutimit në teren dhe një ligj i cili ka kaluar në komisionin për legjislacion dhe një gabim të tillë me e bë një kryetare e komisionit, me të vërtetë është e papranueshme. Është kritikuar një proces i cili nuk ka filluar ende. U kërkua me e anulu, me e kthy në pikën zero procesin e rekrutimit të noterëve. Kjo ka qenë kërkesa e opozitës në këtë rast, duke iu referu një procesi që s’ka filluar ende. Pra, ne kemi pasur kritika pa e ditur qartë se çka po flasim”, tha ai.

Ditë më parë, Haxhiu kishte deklaruar se nuk do të ndalen me kërkesa për llogaridhënie dhe dhënie të përgjegjësisë e sidomos me kërkesën për anulimin e këtij procesi dhe kthim në pikën zero./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress