Svarqa në RTV Dukagjini ka thënë se LDK i ka kushte për të hyrë në qeveri që asaj t’i takojnë presidenti dhe kryetari i parlamentit, ndërsa ka thënë se për ministritë ende nuk është diskutuar.
Ai ka thënë po ashtu, se nëse Vetëvendosje nuk ia jep LDK-së këto dy pozita, atëherë në bisedime mund të hyjë edhe çështja e kryeministrit.
Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj thotë se tema tjera nuk mund të jenë problem në arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen.
Ish-kryetari i Ferizajt ka thënë se nëse koalicioni NISMA-AKR futen në Kuvend, do të ishte më mirë që të qëndronin në opozitë pasi sipas tij vota e qytetarit e ka përcaktuar këtë, pasi siç tha qytetarët kanë votuar me shumicë partitë opozitare.
I pyetur për temën më të përfolur të ditës së sotme, lokacionin e stadiumit të ri, ai ka thënë se në LDK nuk është diskutuar për çështjen e lokacionit të stadiumit, por ka thënë se nuk ka informacion nëse një gjë e tillë mund të jetë diskutuar mes grupeve punuese të LDK-së me Vetëvendosjen.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019