Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 09.12.2018 09:44

​Sulmi i ujkut ndaj bariut në Maqedoni, i pazakontë

| 30/01/2016 21:36

“Është e pazakonshme dhe e rrallë që ujku të sulmojë vetëm”, thonë ekspertët veterinarë duke komentuar rastin e djeshëm, kur një bari i fshatit Batincë u sulmua nga një ujk. Edhe nga Spitali veterinar në Shkup thonë se janë ngjarje të rralla si ajo e djeshmja ku ujku i vetëm hynë në stallën e mbushur me dhen dhe sulmon kopenë, e më pas edhe bariun.

Sipas veterinerit Dragan Aleksov, ujqit sulmojnë gjithmonë kur janë në grupe.

“Zakonisht ujqit individualisht nuk sulmojnë, ata shkojnë në grupe dhe sulmojnë në grupe, sidomos kur kërkojnë ushqim gjatë periudhave me temperatura të ulëta, kur ka dëborë të madhe, atëherë u afrohen zonave të populluara, kjo më ka ndodhur dje është e pazakontë gjithsesi”, tha Dragan Aleksov, veteriner.

Veterinerët paralajmërojnë se gjëja më e rrezikshme kur vjen puna e kafshimit nga kafshët e egra është tërbimi. Ajo merret përmes kafshimit dhe mund të ketë pasoja fatale prandaj është shumë e rëndësishme, pas kafshimit nga një kafshë e egër të kërkohet ndihmë mjekësore.

“Është e frikshme, duhet menjëherë të paraqitet në klinikë, të trajtohet plaga sa më shpejtë, të bëhet terapi anti-tanus dhe të merret terapi serumi kundër tërbimit”, u shpreh Dragan Aleksov, veteriner.

Bariu i cili dje arriti ta mundë ujkun e uritur, ende është në Qendrën Klinike të Shkupit. Të afërmit e tij thonë se ai do të mbetet në spital rreth një javë. Alsat-M kërkoi qëndrim nga komuna e Studeniçanit, mbi atë çfarë do të bëjnë ata për ti mbrojtur banorët e tyre nga këto rreziqe, por kryetari i komunës nuk pranoi të japë përgjigje.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress