Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.01.2018 09:14

​Stuhia ”Eleanor” përfshin gjysmën e Francës

| 03/01/2018 11:25

Stuhia ”Eleanor”, që pritet të godasë gjysmën e Francës, preku sot në mëngjes Bretanjën, La Manshin, veriun dhe rajonin parizian me erëra të forta lokale që kalojnë 120 kilometra në orë me drejtim verilindje, njoftoi Meteo-France.

Përballë kësaj stuhie që vinte nga veriu i Irlandës, 47 rajone franceze janë vënë në alarm portokalli.

Për shkak të kësaj stuhie, qarkullimi i rulotëve, i automjeteve që tërheqin rimorkio, i automjeteve transportuese që janë bosh, i motorëve dhe kalimtarëve është i ndaluar në zona veçanërisht të ekspozuara siç janë Ura e Normandisë dhe rruga “Grand Canal”.

Rreth 15 000 banesa ishin pa elektricitet në fillim të mëngjesit në Nord-Pas-de-Calais (Veri).

”Eleanora” do të vazhdojë rrugën e saj sot drejt verilindjes së vendit dhe Korsikës, kur pritet të ketë erëra që arrijnë deri në 200 kilometra në orë.

”Eleanora” është stuhia e katërt që prek vendin që prej fillimit të dhjetorit, pas stuhive ”Ana”, ”Bruno” dhe ”Carmen”.


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress