Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:49

​Stomatologët kërkojnë punësim në institucionet shtetërore

Prishtinë | 18/01/2019 12:36

Pamundësia për të gjetur një punë në institucionet shtetërore, pas shkollimit 24 vjeçar për Stomatologji ka bërë që dhjetëra specialistë të kësaj dege të protestojnë para objektit të ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar një zgjidhje.

Specialistja e Stomatologjisë, Mirjeta Berisha është shprehur se gjendja e tyre është e mjerueshme. Siç thotë ajo, është turp që gjithë këta specialistë me 24 vite shkollë të mbesin pa punë dhe të sillen rrugëve.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdojnë me protesta derisa të realizohet qëllimi i tyre.


Ndërsa këshilltarë të ministrit së Shëndetësisë Uran Ismaili, kanë pritur disa nga përfaqësuesit e kësaj proteste..

Pas takimit, specialistja Mirjeta Berisha tha se marr premtime që çështja e tyre do të zgjidhet. Mirëpo, përkundër kësaj, ajo theksoi se kërkesat e tyre po hasin në pengesa administrative. 


Ajo shtoi se po presin që të  procedohet buxheti në mënyrë që të gjendet edhe një zgjidhje për ta.

Nga ministria e Shëndetësisë, Faik Hoti  përmendi një alternativë si zgjidhje e mundshme e këtij shqetësimi.

Njëra ndër zgjidhjet ai shprehet se të gjitha poliklinikat stomatologjike që janë në menaxhim të komunave të kalojnë në kompetencat e Ministrisë. Sipas tij këtë mënyrë do t’iu hapet rruga specialistëve që të punësohen.


Megjithatë stomatologët nuk u shprehen aspak optimistë pavarësisht këtij takimi. Ata u shprehen se janë lodhur nga premtimet../KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress