Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 15.12.2018 01:45

​Stoltenberg: Bombardimet në Siri e vetmja zgjedhje për Perëndimin

| 16/04/2018 17:09

Rusia ka penguar vazhdimisht një hetim të pavarur të Kombeve të Bashkuara mbi armët kimike në Siri, duke mos i lënë anëtarëve të NATO-s “zgjedhje tjetër përveç se të veprojnë siç vepruan”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyë në Ankara me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.

“Kishte arsye mëse të mjaftueshme për të vepruar dhe po të mos veprohej do të ishte dobësuar ndalimi i armëve kimike”, shpjegoi Stoltenberg.

Ai ripërsëriti gjithashtu se “Perëndimi nuk mund të qëndrojë në heshtje aty ku përdoren armë kimike”. 


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress