Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.06.2017 10:50

​Spanjë, qindra migrantë kalojnë me forcë kufirin në Ceuta

| 17/02/2017 15:17

Qindra imigrantë kanë kaluar sot me forcë barrierën e lartë që rrethonte enklavën spanjolle të Ceutas në Marok, ku disa kanë mbetur të plagosur, bënë të ditur burime të forcave të shpëtimit dhe Gardës Civile.

“Garda Civile e Ceutas thekson se 500 persona kanë arritur të hyjnë në qytet”, deklaruan shërbimet e shpëtimit në një mesazh në llogarinë e tyre të rrjetit social “Twitter”.

Garda Civile ka theksuar për AFP-në se disa qindra migrantë kishin kaluar barrierën, disa prej të cilëve janë plagosur, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress