Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:33

​Sot rinumërohen votat e 11 kutive në Lezhë

Lezhë | 12/07/2019 08:35

KQZ në Shqipëri ka vendosur të hapë sot kutitë e 11 qendrave të votimit në bashkinë e Lezhës.

Përfaqësuesit e PS në KQZ mbështetën ankesën e Eduard Ndocajt, i cili konkuroi përballë Pjerin Ndreut në Lezhë, pavarësisht se për 3 ditë me radhë rrëzuan ankesat e Bindjes Demokratike për hapje kutish.

PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

KQZ certifikoi në mbledhjen e saj edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri./oranews/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress