Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:13

​Simpozium për lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të ri

Prishtinë | 08/09/2018 11:44

Shoqata "Kosova për Sanxhakun" me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës mbajti sot simpoziumin shkencor "Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të ri", ku u tha se do të ofrohen të dhëna të reja për pasardhësit e lahutarëve të njohur.

Kryetari i kësaj shoqate, Ismet Azizi tha se ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në shkencën folkloristike, pasi është ndër simpoziumet e rralla të kësaj natyre.

Azizi tha se kjo shoqatë do të vazhdojë veprimtarinë e saj me qëllim të kultivimit dhe ndriçimit të elementeve kulturore.

Kurse përfaqësuesi i MKRS-së, Valon Kashtanjeva, drejtor për të drejtat autoriale, tha se kjo ministri do të jetë gjithmonë e gatshme të mbështesë ngjarje të tilla kulturore. Ai në emër të ministrit Kujtim Gashi, i përgëzoi hulumtuesit dhe tha se kanë bërë një punë madhore.

Profesori Adem Zejnullahu, në fjalën e hapjes së këtij simpoziumi, tregoi se ky simpozium i cili kushtohet lahutarëve të sanxhakut të ri.

Sipas tij, rapsodia është një nga zhanret më të rëndësishme të poezisë shqiptare popullore.

Ai tha se eposi shqiptar dhe ai boshnjak kanë ngjashmëri si në aspektin krijues, edhe në atë interpretues.

Kryesia e punës së këtij simpoziumi përbëhet nga profesorët Zymer Neziri, Sabahajdin Cena, Ismet Azizi dhe Redzhep Shkrijelj.

Ky simpozium do të mbahet gjatë gjithë ditës ku do të lexohen kumtesa të shumta nga kryesia e punës dhe studiues të tjerë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress