Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 07:35

​Shteti Islamik drejt një modeli të ri financimi

Prishtinë | 20/11/2019 22:33

Financimet e grupit të Shtetit Islamik mund të kalojnë nga një model i centralizuar në Irak e Siri, në një qasje shumë më të rajonalizuar, pas eliminimit të Abou Bakr al-Baghdadi, vlerësoi sot një zyrtar amerikan i Thesarit gjatë një takimi të CIFG në Luksemburg.

“Ne presim që Shteti Islamik të fillojë lëvizjen e veprimtarive financiare nga një model i centralizuar në Irak dhe Siri në një qasje shumë më të rajonalizuar, që mbështetet në organet e tyre të ndryshme rajonale, në mënyrë që të bëhet më pavarur”, u shpreh Marshall Billingslea, zëvendëssekretari i Thesarit për luftën kundër financimit të terrorizmit.

Ai vuri në dukje se ISIS po përdor, gjithashtu, edhe një sërë aktivitetesh kriminale bazë për t’u vetëfinancuar, si rrëmbime për shpërblesa, taksime arbitrare mbi popullatat nën kontrollin e tyre.

Për të ndaluar fluksin e parave, grupi i udhëhequr nga SHBA-ja, Italia dhe Arabia Saudite kanë miratuar një qasje bashkëpunimi me disa aktorë të sektorit privat si dhe disa banka qendrore, për të hetuar dhe shpërbërë rrjetet financiare të Shtetit Islamik./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress