Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.03.2019 02:03

​Shpërndarje dhuratash për fëmijët e jetimores me rastin e vitit të ri shkollor

Prishtinë | 07/09/2018 15:40

Në vijim të traditës trevjeçare, edhe në këtë fillimvit të ri shkollor, stafi i Spitalit Amerikan në Kosovë u gjend në gjirin e fëmijëve të jetimores në Prishtinë për të shpërndarë disa dhurata për fëmijët që do të ndjekin shkollën fillore dhe për tu ofruar kontrolle mjekësore të gjithë fëmijëve.

Është më tepër se një detyrim moral për të qenë pranë këtyre fëmijëve, për të ofruar sadopak gëzim dhe për të ndarë me ta disa momente të lumtura, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan në Prishtinë, z. Igli Larashi.

Spitali Amerikan në Kosovë jo vetëm që siguron që do të vazhdojë të mbështesë fëmijët e këtij institucioni, por shfrytëzon këtë mundësi të ftojë shoqërinë civile dhe të gjitha institucionet private në Kosovë t’i bashkohen iniciativës tonë në mbështetjen e këtyre fëmijëve dhe të këtij institucioni.

Ne duhet të luftojmë për jetën dhe të ardhmen, duhet të kthejmë besimin tek këta fëmijë që ata nuk janë vetëm dhe do të kenë mbështetjen tonë gjithmonë.

 #SpitaliAmerikan #PerqafojeJeten #Jemigjithmonepranejush


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress