Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 05:21

​Shpend Ahmeti dorëzoi padi për Vetëvendosjen dhe fton Kurtin në një debat televiziv

Prishtinë | 12/02/2019 11:06

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për qumështin nëpër shkollat e Prishtinës.

"Këtë padi e kam ushtruar sepse ata e kanë shpallur vetën edhe gjykatës edhe pse kanë qenë tërë kohën pjesë e furnizimit me qumësht sepse të gjitha këto furnizime të cilat ata i kanë potencuar kanë ndodhur gjatë kohës kur unë kam qenë në VV. Për ta me rëndësi janë sulmet e vazhdueshme", tha ai.

Ahmeti ka thënë se të gjitha këto shpifje organizohen nga kryetari i VV-së, Albin Kurti që sipas tij; E gjuan gurin dhe e fsheh dorën.

Ai u shpreh se të gjitha procedurat kanë qenë të hapura, dhe se është çmimi më i ulët që paguan ndonjë komunë në Kosovë.

Ai ka ftuar Albin Kurtin që të ballafaqohen në një debat televiziv, kudo që dëshiron ai, tek cili moderatorë të dëshiron ai.

"Kemi kërkuar dëmshpërblim për shpifje, nuk e kemi caktuar vlerën, le të vendos gjykata", tha ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress