Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:06

​​Shoqëria civile – Komisionit Evropian: Përdor formulime të përpikta

Prishtinë | 02/04/2015 21:26

Përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës i kanë shkruar letër përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Frederica Mogherini, Komisionerit Johannes Hahn dhe Komisionerit Dimitris Avramopoulos, mbi procesin e liberalizimit të vizave.

U apelojnë të sigurohen që Komisioni Evropian të përdorë formulime të përpikta për të përshkruar progresin ose mungesën e tij për secilën pikë të përfshirë në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave në raportin tuaj të radhës.

Kjo, sipas tyre, kur Bashkimi Evropian përdorë kritere të drejta, të qarta e transparente të vlerësimit, ne jemi në pozitë të ushtrojmë tek Qeveria që të punojë më shumë.

“Mungesa e gjuhës së qartë shërben si një pengesë që qeveria t’i përmbushë kriteret, duke parandaluar shoqërinë civile të mbajë Qeverinë përgjegjëse. Bashkimi Evropian ka dëshmuar se mund të veprojë si katalizator për të ndërmarrë reformat ë vështira. Ju apelojmë që të jeni po aq të drejtë kur bëhet fjalë për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës sa ishit edhe kur bëhej fjalë për fqinjët tanë dhe Turqinë sot”, thotë ata.

Në letrën e tyre thuhet se Komisioni Evropian e ka nisur dialogun rreth vizave me Kosovës në Janar të vitit 2012, dhe ia ka dhënë Kosovës udhërrëfyesin për liberalizim të vizave në qershor të vitit 2012. Bazuar në përvojën e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat ndërmorën rrugëtim të njëjtë, të gjithë shpresuam se Kosova do t’ia dalë t’i përmbushë kërkesat më së largu brenda tri viteve. Sot, Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk ka të drejtë të udhëtojë pa viza. Çka është edhe më shqetësuese: Kosova sot nuk duket më afër realizimit të qëllimit në krahasim me vitin 2012. Njëri nga problemet më serioze të cilat i kemi identifikuar është se Kosova po ashtu nuk trajtohet njëjtë sikur pesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.

Pastaj shkruajnë se udhërrëfyesi për Kosovën përmban të gjitha reformat që Kosova duhet t’i përmbush në mënyrë që të kualifikohet për udhëtim pa viza. Në qershor të vitit 2014 Komisioni Evropian ka nxjerrë një raport është më ndryshe sesa raportet lidhur me progresin rreth vizave që fqinjët ballkanikë të Kosovës I pranuan gjatë viteve 2008 – 2010. Ai është gjithashtu ndryshe nga raporti për Turqinë i nxjerrë në vitin 2014.

Kur flasin për rastin e Ballkanit Perëndimor, thonë se Komisioni ka pasur formulime shumë të përpikta për ta definuar progresin apo mungesën e tij në secilën pikë të përfshirë në udhërrëfyes. Në tetor të vitit 2014 për Turqinë, Komisioni përdori pesë formulime të përpikta për ta definuar progression në secilën pikë: “Kërkesa u plotësua”, “Gati u plotësua”, “U plotësua pjesërisht, por me shanse të mira për progres të mëtejmë”, “Vetëm pjesërisht u plotësua”, “Kërkesa nuk u plotësua”.

Vlerësojnë se në raportin për Kosovën nuk gjendet diskutimi për secilën pikë. Nuk ka përshkrim të përpiktë të progresit. Gjuha është e paqartë. Nuk janë të qarta fushat prioritare. 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress