Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.03.2019 11:25

​​SHBA përshëndet vendimin e Maqedonisë për të ndryshuar emrin

Prishtinë | 12/01/2019 21:09

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo theksoi sot se Shtetet e Bashkuara e përshëndesin vendimin e Parlamentit maqedonas për të miratuar ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

"Udhëheqësit maqedonas demonstruan vizionin, guximin dhe këmbëngulje në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen e emrit, që do të lejonte që Maqedonia me të drejtë të zë vendin e saj në NATO dhe BE, si Republika e Maqedonisë Veriore", njoftoi Departamenti i Shtetit./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress