Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 05:19

​SHBA, marrëveshje mes demokratëve dhe republikanëve që shmang mbylljen e qeverisë

Prishtinë | 12/02/2019 11:26

Republikanët dhe demokratët kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin mbi sigurinë kufitare në përpjekje për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë.

Marrëveshja përfshin financimin e disa barrierave në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës, por kjo shumë nuk i afrohet 5.7 miliardë dollarëve që Trump po kërkon për të mbajtur një nga premtimet e tij dhënë gjatë fushatës e që është ndërtimi i murit.

Pas njoftimit për marrëveshje, Turmp që mbajti një tubim në El Paso të Teksasit, tha se muri do të shërbejë për të mbrojtur amerikanët nga kriminelët e rrezikshëm dhe premtoi se do ta ndërtojë atë. 

Së fundmi, Trump tha se do të shpallte emergjencë kombëtare në rast se Kongresi nuk i miraton paratë për të ndërtuar murin me Meksikën. Paralajmërime të tilla kanë ngjallur debate në SHBA nëse një masë e tillë është në pajtim me kushtetutën e vendit. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress