Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 06:43

​SHBA do të nisë dëbimin masiv të imigrantëve të paligjshëm

| 12/07/2019 11:35

Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve imigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen.

Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA-ja.

Operacioni pritet të nisë më 14 korrik, pasi u shty muajin e kaluar.

Gazeta New York Times raportoi se bastisjet janë shtyrë për shkak të mospajtimeve brenda administratës.

Mbështetësit e të drejtave të imigrantëve shprehën zemërim mbi bastisjet e planifikuara në dhjetë qytete të mëdha.

Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, megjithëse është e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo imigrantë me histori kriminale.

Trump e ka bërë trajtimin e imigrimit të paligjshëm prioritet të administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave migrante për qëllime politike.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress