Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:14

​Shala-Haradinajt: E votove projektligjin për demarkacionin

Prishtinë | 07/12/2017 13:49

Debati për projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi dhe raportin e Bulliqit ,ka vazhduar në mes kryeministrit Ramush Haradinajt dhe deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, pasi ky i fundit tha se Qeveria dërgon në Kuvend vendime e jo opinione.

“Unë dua të sqaroj një çështje sepse nuk mund të jem aq i paqartë sa kryeministri. E përsëris se do të votoj si kryeministri dhe kryeministri ka votuar për dhe njeriu voton për ose kundër në bazë të bindjes. Nëse ka bindje tjetër dhe voton ndryshe nga bindja unë s’e kuptoj pse ndodh ajo”, theksoi Shala.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi përsëri Haradinaj, i cili iu tha deputetëve të LDK-së se kanë një zor të madh.

“Shiko raporti ka mundur të vijë ndaras, ne për hirë të ndihmojmë deputetët në qartësim. Nëse me pyet mua çka ka qenë vota juaj, edhe në transkript është, kam votuar t’i kalojmë në Kuvend këto vendime, e gjeni, ka transkript Qeveria....tani kur vjen votimi, edhe ju gjejeni ndonjë zgjidhje se pe shoh që jeni në zor të madh”, u shpreh Haradinaj.

Nuk mbeti me kaq, pasi Shala replikoi përsëri, duke thënë se nuk ka asnjë zor.

“Kurrfarë zori nuk kam, shqip po them votoj për si kryeministri që ka qenë për. Kryeministër sa për vendimet e Qeverisë, është saktësisht e kundërta e asaj që thoni ju. Qeveria nuk jep opinione, është vendim i Qeverisë i nënshkruar nga ana e juaj si kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe nga ai moment keni autorësinë e asaj marrëveshje”, u shpreh Shala.

Haradinaj pranoj se ka nënshkrimin e tij në atë marrëveshje.

“Po po tërhiqem Kujtim ki të drejt është nënshkrimi im. Qashtu jam habit i kam sjell dy dokumente, ju veç njërin do ta votoni, apo dytë i voni bashkë. Ama qare pa votuar nuk keni, se jeni fsheh iu keni thënë krejt dynjës e votojmë, e votojmë, sa herë që ka ardhur dikush ju i keni thënë e votojmë, ka me ardh dita që Yes ose No ka me u pa çka keni me votu”, theksoi Haradinaj.

Tani thuajse krejtësisht me humor, Shala përsëri ia bëri me dije kryeministrit se do të votojë për, por tani në anglisht.

“Edhe një herë se unë e thash shqip po, tani po e them në anglisht qysh pe donë kryeministri Yes, kështu ka qenë edhe vota e kryeministrit”, u shpreh Shala.

Ndërsa, lidhur me kohën kur është tërhequr projektligji nga Isa Mustafa, të cilin Haradinaj e quajti të ‘gjorë’,, Shala tha se është detyruar ta tërheq, pasi donin të vriteshin./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress