Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:06

​Shala: Gratë e dhunuara të jenë të barabarta në shoqëri

Prishtinë | 07/12/2017 13:08

Me shpresë që në të ardhmen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës nuk do të diskriminohen nga shoqëria jonë, sot është përmbyll fushata vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala tha se fushata me moton “Një fije dritë”, është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës, për krijimin e një pozite të barabartët të kësaj kategorie në shoqëri.

Ajo ka thënë se këto viktima edhe 18 vite pas jetojnë në errësirë duke mos pasur guximin të flasin hapur, ndërsa ka bërë thirrje që kjo kategori e shoqërisë të ketë më shumë përkrahje.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se ato gra janë heroina dhe meritojnë respekt e mirënjohje.

Trajtim të vonuar e ka quajtur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu trajtimin e viktimave të luftës. Ajo ka thënë se tashmë ato nuk janë vetë dhe do të gëzojnë pensionin.

Përfaqësuesja e ambasadës së Zvicrës, Viktoria Pagano, ka përgëzuar ambasadoren e vullnetit të mirë dhe ndikimin që ka pasur kampanja vetëdijësuese dhe që ka arrit një ndikim të madh në shoqëri. /KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress