“E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë!”, ka shkruar Shala në Facebook.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Nisma Socialdemokrate është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm që të arrijë kalimin e pragut.
“Në momentin kur këta e kanë kuptuar që Nisma bie, këta janë mobilizuar të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhja e parë ka qenë diaspora, të anulohen votat e diasporës… Kjo ka qenë skenar i përkryer për të gjithë ata që e luftojnë VV-në. Nëse Nismës do t’i dështonte kjo ankesë, do të gjenin disa vota tjera, ku janë e ku s’janë, 30 mijë vota kudo që janë, sepse u mobilizua krejt sistemi, sepse aty është kufiri, ku Nisma hyn në Kuvend”, ka deklaruar Konjufca në RTV21.
Postimi Shalës në Facebook:
Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes përsëritjes gënjeshtra shndërrohej në të vërtetë kanë kaluar ! E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë!
#grabitjanukkaloi!
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019