Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:36

​​Senatorët kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë

Prishtinë | 12/07/2019 22:25

Disa senatorë kryesorë amerikanë nga të dyja partitë, i kanë kërkuar presidentit Donald Trump t’i vendosë sanksione Turqisë pasi morri sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400.

“Në baza të forta bipartizane, Kongresi e ka bërë të qartë se duhet të ketë pasoja për blerjen e gabuar të S-400 nga presidenti Erdogan, një sinjal shqetësues për një rreshtim strategjik me Rusinë e Putinit dhe një kërcënim për programin F-35”, shkruajnë senatorët.

“Për pasojë, i kërkojmë presidentit Trump të aplikojë plotësisht sanksionet sikurse kërkohet nga ligji”, thuhet në këtë letër.

Megjithatë, senatorët theksojnë se “Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe shpresojnë se marrëdhënia strategjike mes SHBA-së dhe Turqisë do ta tejkalojnë këtë hap pas”.

Senatorët janë anëtarët kryesor të komiteteve për shërbime e armatosura dhe punët e jashtme, Jim Inhofe, Jack Reed, Jim Risch dhe Bob Menendez./ATSH/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress