Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:20

​Selmani: S’ka shtet të Kosovës në 16 fshatrat e Dragashit

Prishtinë | 16/05/2019 11:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmani në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në një pjesë të Dragashit ku janë 16 fshatra, shteti i Kosovës pothuajse nuk ekziston fare.

“Unë e pash që 16 fshatra të Gorës nuk kanë lidhje me Republikën e Kosovës. Ata atje realizojnë sistem paralel të arsimit. Kurikulat e shkollave të tyre janë të Republikës së Serbisë, nuk janë të Republikës së Kosovës. Pagat i marrin prej shtetit të Kosovës por i marrin edhe prej Republikës së Serbisë. Sistem paralel shëndetësor. Mjeku në ambulanten në rajonin e Gorës, në njërin gjep e ka vulën e Republikës së Serbisë, në gjepin tjetër e ka vulën e Republikës së Kosovës, varësisht se çfarë pacienti është, ai e ka vulën dhe sjellët ashtu. Sistem paralel të sigurisë, së fundmi qeveria Haradinaj, diku 40 personave iu ka lejuar të sillen si roje të pyllit por njerëzit atje thanë se ata sillen edhe me armë të gjata që në fakt janë të ngjashëm me rojet e urës që deri vonë i kemi pa në Mitrovicë”, tha ai.

Ai shtoi se kryetari i komunës paralele të Gorës, ka qenë deputet i Kosovës, Adem Hoxha.

“Adem Hoxha dhe çka ka prej shtetit të Kosovës ai, një makinë zyrtare të Qeverisë së Kosovës, këto i gëzon prej shtetit të Kosovës, shkon”, tha ai, duke shtuar se nuk beson që kjo po ndodhë pa përkrahjen e nivelit qendror të Kosovës.

Ai shtoi se urgjentisht duhet të shtrihet sovraniteti dhe integriteti i institucioneve të Kosovës në atë pjesë./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress