Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 22.09.2018 09:46

​Selmanaj: PDK-ja tradhtinë dhe punën pas shpine e ka model të vetëm

Prishtinë | 09/07/2018 13:43

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka thënë se që nga viti 1990 lufta politike në Kosovë zhvillohet në mes të dy blloqeve: LDK-së dhe produkteve të LPK-së.

Kështu Selmanaj ka vlerësuar përmes rrjetit social Facebook, duke marrë shkas nga një fjali e thënë nga kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë seancës së sotme të Kuvendit, përcjell KosovaPress.

Pa ndërhyrje publikimi i Selmanajt:

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra....

Para 1 viti kur u nis mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Mustafa, zyrtarisht u tha që këtë iniciativë e kishin marrë Nisma, VV dhe AAK, kurse me vonë ju bashkuan PDK, Lista serbe dhe disa parti të komuniteteve (pra i gjithë spektri politik u pozicionua kundër LDK-së)..

Edhe atë kohë dihej sheshazi që i gjithë ky skenar kishte dy regjisor përtej opozitës së atëhershme, dhe ata ishin binomi Thaqi/ Veseli. Ky fakt sot u konstatua publikisht në seancen plenare nga kreu i PDK-së. A i tha qartazi: Unë kur e nisi edhe e kry mocionin e mosbesimit, dhe këtë e kam dëshmu vitin e kaluar!....

Kjo është PDK-ja që tradhtinë dhe punën pas shpine e ka modelin e vetëm të veprimit politikë.

Qytetarë të Republikës, beteja politike në Kosovë që nga viti 1990 është zhvilluar dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite, mes dy ideologjive dhe dy shkollave të mendimit politik: LDK-së si forcë progresive në njërën anë dhe Produktet e LPK-së me gjitha minoritetet në anën tjetër.

Zgjedhja për qytetarët më e qartë se kurrë më parë.

Republika mbi të gjithë. /KosovaPress

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress