Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:31

​Selimi: Thaçi vazhdon të shtyjë përpara agjendën ruse për ndarjen e Kosovës

Prishtinë | 10/07/2019 12:29

Një ditë pas publikimit të video-incizimit ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut shpreh shqetësimin për ndryshim të kufijve në rajon, Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin e saj se ka plane të fshehta për ndarje të Kosovës.

Për këtë kjo parti adresoi akuza të rënda ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, duke konsideruar se po shtynë agjenda ruse.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, përmes një konference për media tha se ka plane të fshehta mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për ndarje të Kosovës.

Duke folur për incizimin që doli në media dje ku kryeministri Zoran Zaev shprehu shqetësimin e tij për ndryshimin e kufijve, deputeti Selimi tha se ajo duhet të shqetësojë të gjithë.

“Kryeministri Zaev shprehet si informuar mirë për këto plane që kanë të bëjnë për ndarje të Kosovës. Ato që po dëgjojmë nga ai duhet të na shqetësojnë të gjithë ne, përfshi dhe aleatët tanë strategjikë”, tha ai.

Sipas tij, presidenti Thaçi duke mashtruar popullin e vet po vazhdon të shtyjë përpara agjendën ruse për ndarje të Kosovës.

Deputeti Selimi adresoi akuza të rënda ndaj presidentit Thaçi duke konsideruar se duhet me çdo formë të ndalet.

Mes tjerash, sipas deputetit Selimi, zgjidhja e vetme për shkarkimin e presidentit Thaçi janë zgjedhjet e reja./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress