Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 02:00

​Sela: Nuk pranojmë asnjë marrëveshje LSDM-VMRO

Prishtinë | 11/09/2019 22:35

Takimin e mbrëmshëm ndërmjet shefit të qeverisë Zoran Zaev dhe kreut të opozitës Hristian Mickovski, e kritikuan ashpër partitë opozitare shqiptare.

Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se në takim të liderëve duhet të marrin pjesë krerët e katër partive më të mëdha politike në vend.

Kryetari i këtij subjekti, Zijadin Sela tha se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të arrihet ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-së.

Ai tha se nuk do të votojë për Ligjin për prokurori publike, nëse nuk përfshihen amendamentet e tyre. Sipas Selës PSP-ja duhet të ruhet ndërsa me të udhëheq prokurori i huaj./Alsat/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress