Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 02:01

​Sekuestrimi i pasurisë është e vetmja formë për t’i dobësuar grupet kriminale

Prishtinë | 21/05/2019 15:46

Sekuestrimi i pasurisë është e vetmja formë për t’i dobësuar grupet kriminale në Kosovë dhe pa arritjen e saj luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë.

Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Oda e Avokatëve, ku është diskutuar mbi pastrimin e parasë, sekuestrimin dhe ngrirjes së pasurisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri u shpreh se e vetmja formë për të larguar dhe dobësuar grupet kriminale është sekuestrimi i pasurisë.

 Për të arritur këtë, ministri tha se kanë arritur që me anë të legjislacionit t’i mundësojnë sistemit të drejtësisë të marrin veprimet e duhura.

“Çështja e sekuestrimit tash e 17 muaj sa jam ministër prioritet ka qenë adresimi i të metave tona për sekuestrimin e pasurisë së fituar paligjshëm. Sot e kemi një ligj që kemi arritur me bërë një reformë të thellë që të jemi më shumë të suksesshëm dhe efikas. E vetmja formë për t’i larguar grupet kriminale është sekuestrimi i pasurisë, qoftë në institucione apo kudoqoftë. Çështje tjetër e rëndësishme është dhe Kodi Penal dhe i Procedurës Penale”, tha ministri Tahiri.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj tha se pa sekuestrim të pasurisë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë.

“Nuk mund të mburremi edhe aq për konfiskimet që janë bërë deri tash, nëse në krim nuk e godasim me anë të sekuestrimit atëherë nuk është asgjë”, tha ai.

Kurse, kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli tha se me anë të kësaj tryeze do të mundësojnë të luftojnë këtë fenomen me qëllim që të ketë sa më pak dukuri negative./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress