Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 25.06.2018 12:29

​Sejdiu: Sot u dënua i gjithë populli i Kosovës

Prishtinë | 03/01/2018 14:38

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka reaguar pas dënimit të katër deputetëve të VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ai, në Facebook, ka shkruar se ky dënim është dënim ndaj të gjithë popullit të Kosovës.    

 

“Dënimet e shqiptuara sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ne fakt janë dënime për gjithë popullin e Kosoves. Albini, Albulena, Donika dhe Fatoni janë vetëm disa nga qindra mijëra që protestuan kundër marrëveshjeve që rrezikonin Republikën!”, ka shkruar Sejdiu.

 

Gjykata Themelore sot ka dënuar me kusht deputetët e VV-së Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli./KosovaPress/

 

 

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress