Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 19.11.2019 12:02

​Sejdiu: E tmerrshme se si LDK i pat ngrënë fjalët e veta për koalicion me PDK-në

Prishtinë | 19/05/2019 14:52

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu thotë se kufijtë nuk mund të ndryshojnë. Ai flet për Samitin e Berlinit, për idenë e presidentit Hashim Thaçi dhe rrezikun që Kosova mund të ketë në marrëdhëniet me miqtë e saj ndërkombëtarë.

Në një intervistë për KosovaPress ai flet për dialogun, partnerët e koalicionit aktual qeverisës, LDK-në dhe zgjedhjet e reja të mundshme.

Fatmir Sejdiu thotë se Kosova nuk mund të ndryshojë kufijtë në asnjë formë, e kjo sipas tij, u konfirmua edhe në Samitin e Berlinit.

Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë formulë nga miqtë ndërkombëtarë ku thuhet se; mund të bëni çfarë të doni më kufijtë. Ndërsa, lëvizja e kufijve thotë se do të shkaktonte destabilitet në rajon.

Kur flet për veriun e vendit, thotë se Serbia ka arritur që të mbajë peng një pjesë të rëndësishme të qytetarëve serbë ku  teledirigjohen nga Beogradi.

Këtu, pranon që nuk punuan sa duhet as vendorët e as ndërkombëtarët. Madje, Sejdiu thotë se ka pasur gjenerata të bashkësisë ndërkombëtare që u ka konvenuar të mos ketë probleme në mandatin e tyre.

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për ndryshim kufijsh, Sejdiu i quan shqetësuese.

Kur flet për dialogun Kosovë-Serbi thotë se ai duhet të kornizohet, ndërsa për ekipin shtetëror negociator thotë se në mënyrën e deritanishme nuk ka ndonjë rezultat.

Thotë se duhet një konsolidim më i mirë i krerëve partiak dhe se përgjegjëse është edhe opozita.

Sejdiu kur flet për taksën 100 përqind të vendosur ndaj produkteve nga Serbia, thotë se nuk është arsyeja e stagnimit të dialogut.

Taksa, sipas tij, duhet të analizohet mirë në këtë kohë edhe pse mendon se në kohën që është vendosur ishte veprim i mirë.


Teksa flet për qeverisjen aktuale, ish-presidenti pohon se është problem numrash dhe luftë për numra, që sipas tij, i mban në presion dhe që nuk sjell kualitet.

Kur flet për zgjedhjet e mundshme në nivel vendi, Sejdiu thotë se ka vërejtur lëvizje interesante nga platformat që dikur kishin koalicione.

" Ka qenë e tmerrshme ajo e mëhershmja, jo pse ka ndodhur por se ka pasur një barrikadim të madh dhe janë ngrënë fjalët që janë thënë, sidomos ajo e gjashtë muajve; se kurrë asnjëherë me PDK-në!, dhe më vonë për interesin e shtetit gjoja u bë një koalicion që zgjati sa zgjati, thuajse më herët nuk ishin interesant e shtetit në pyetje. Nuk them se një parti duhet të ketë pozicionime kaq barrikaduese e më vonë të kapërcej përtej tyre”, deklaron Sejdiu, duke shtuar se gjuha përplasëse në Parlament duhet të largohet.



Sejdiu deklaron se LDK-ja po gabon me mos-qëndrimin e saj për dialogun, me demarkacionin dhe disa të tjera.

LDK-ja thotë se ka kapital që nuk e kanë subjektet e tjera e që duhet të mbajë atë kapital veçanërisht atë intelektual.

Sa i përket mënyrës së votimit për kryetarin e LDK-së, thotë se ka hyrë një normë bizare, kur thuhet se duhet votim i fshehtë, ndërsa pranon se brenda ka rivalitete por që nuk i quan përçarje.

Fatmir Sejdiu ka qenë president i Kosovës dhe njëkohësisht kryetar i LDK-së, tani është kryetar nderi i kësaj partie./KosovaPress/


 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress