“Nuk është e mundur të bëhen privilegje të tjera”, theksoi socialisti para dhomës së deputetëve spanjollë.
“Institucionet evropiane dhe shtetet anëtare kanë dhënë prova të mirëkuptimit dhe mirëbesimit, por duke qenë të qartë që prej fillimit mbi faktin se nuk do të ishte i mundur rinegocimi i marrëveshjes për daljen e nënshkruar me qeverinë britanike”, shtoi ai.
Sipas Pedro Sanchez, në kontekstin aktual “një Brexit i rëndë, pa marrëveshje, është kthyer në skenarin më të mundur”.
“Por, nëse qëndrimi britanik e bën të pamundur një dalje të rregullt, Spanja, që numëron numrin më të madh të komunitetit britanik të Evropës, është e përgatitur për të gjitha skenarët”, theksoi ai duke u bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve ekonomikë për qetësi./ATSH/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019