Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 04:22

​Rusia kërkon t’i shesë armë, Arabia Saudite nuk i përgjigjet Putinit

Riad | 17/09/2019 12:05

Nuk ka pasur asnjë reagim nga Arabia Saudite në përpjekjen e presidentit Vladimir Putin për t’i shitur këtij vendi sistemin raketor S-400 të Rusisë, njoftoi sot Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk kishte marrë ende një kërkesë zyrtare nga të dyja palët për të ndërmjetësuar midis Arabisë Saudite dhe Iranit pas sulmit në objektet e naftës saudite, raporton Reuters.

Sipas tij, Moska nuk ka marrë ndonjë informacion të ri në lidhje me sulmin, i cili do të ndihmonte në arritjen e konkluzioneve përfundimtare në lidhje me incidentin.

"Ne nuk favorizojmë asnjë përfundim të parakohshëm dhe akuza se kush është përgjegjës për këtë sulm," u tha Peskov gazetarëve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress