Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:03

​Rritje e rasteve të paraportuara të dhunës policore

Prishtinë | 17/09/2019 17:31

Të paktën 10000 akte të pretenduara të dhunës policore nuk raportohen çdo vit në Gjermani, vlerësoi një studim i ri i paraqitur sot.

Sipas studimit të specialistëve në universitetin e Ruhr Bochumit, për secilin rast të dyshuar, të paktën pesë të tjerë nuk raportohen.

Ky është hulumtimi i parë për dhunën e paligjshme të policisë në Gjermani.

Rreth 3400 viktima të supozuara ndaj dhunës së paligjshme të policisë dhanë informacione për studimin që ende vazhdon.

Sipas statistikave zyrtare, prokurorët hetojnë rreth 4000 oficerë policie çdo vit, ku ka mbi 2000 raste të dyshuara.

Profesori i universitetit të Ruhr Bochumit, Tobias Singelnstein, tha për DPA se raporti i vlerësuar 1 me 5 është i përmbajtur, pasi studimi në të vërtetë tregoi një raport 1 me 6.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress