Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 26.04.2018 11:23

​Rritet presioni ndaj industrisë së armëve pas tragjedisë së Floridas

Prishtinë | 03/03/2018 19:44

Firma më e madhe e menaxhimit të investimeve në botë “BlackRock”, ka rritur presionin mbi industrinë amerikane të armëve, pas masakrës së fundit me armë zjarri në një shkollë amerikane në Florida.

Në një komunikatë të publikuar dje në faqen e internetit “BlackRock” theksoi se po studionte lancimin e fondeve të reja që përfshijnë “fondet e investimeve”, duke përjashtuar prodhuesit e armëve të zjarrit dhe shpërndarësit e tyre.

Menaxhuesi i aseteve amerikane që dominoi në fund të vitit 2017 me mbi gjashtë trilionë dollarë nën menaxhimin e tij, theksoi se do të rriste presionin ndaj prodhuesve dhe shpërndarësve të armëve të zjarrit, për të cilat klientët e saj investojnë, duke e vënë theksin veçanërisht në rreziqet e konflikteve, mbikëqyrjen e sigurisë së armëve dhe verifikimet mbi të kaluarën gjyqësore të blerësve.

“Ashtu si për shumë njerëz, tragjedia e fundit në Florida na ka qartësuar akoma më shumë idetë për pasojat e tmerrshme të dhunës me armë në Amerikë”, konfirmoi “BlackRock”.

“Ne mendojmë se kjo ngjarje kërkon një përgjigje dhe një veprim të një numri më të madh të aktorëve të sektorit publik dhe privat”, shtoi ai.

Menaxhuesi i aseteve amerikane bën pjesë mes aksionerëve më të mëdhenj të prodhuesve të armëve të zjarrit “American Outdoor Brands”, “Sturm Ruger &Cie” dhe “Vista Outdoor”.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress