Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.10.2018 12:08

​Rrëshqet dheu, ndërtesa rrezikon shembjen

Gjirokastër | 11/10/2018 14:50

Një ekip ekspertësh lokalë nisën në Gjirokastër sondimin e kodrës mbi të cilën është vendosur pallati 5-katësh, i cili rrezikoi të shembej prej rrëshqitjes së dheut në janar.

Shpimet për marrjen e kampioneve dhe analizimin e lagështisë që mban kodra do të zgjasin 36 ditë. I gjithë projekti i dorëzimit të rezultateve do të kërkojë rreth 3 muaj dhe vetëm pas kësaj faze do të përcaktohet lloji i ndërhyrjes.

Rrëshqitja e shpatit të kodrës ndodhi pas gërmimeve për një ndërtim në fundin e kodrës mbi të cilën është vendosur pallati dhe 3 banesa. Pas ngjarjes, Shërbimi Gjeologjik deklaroi se duheshin marrë masa urgjente për drenazhimin e ujërave dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse.

Banorët u evakuuan vetëm përkohësisht, për t’u kthyer në banesa 3 javë pas rrëshqitjes./TCh/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress