Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.04.2019 09:00

​​Rouhani: Irani do të vazhdojë fuqizimin ushtarak

Prishtinë | 12/02/2019 08:59

Irani nuk do të marrë parasysh presionet e vendeve perëndimore për kufizim të programit ushtarak dhe të raketave balistike.

Këtë e konfirmoi vet Presidenti iranian, Hassan Rouhani, që deklaroi se nuk do t’i marrë leje askujt se çfarë lloje raketash duhet të zhvillojë vendi i tij.

“Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë leje për të zhvilluar lloje të ndryshme të raketave dhe do të vazhdojmë rrugën tonë drejt fuqizimit tonë ushtarak”, tha Rouhani.

Këto deklarata, ai i bëri në sheshin Azadi të Teheranit, ku dhjetëra mijëra u mblodhën në shënojnë 40-vjetorin e revolucionit islamik të Iranit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivendosën sanksione ndaj Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore që Teherani e arriti me fuqitë botërore vitin e kaluar.

Së fundmi, edhe Bashkimi Europian i bëri thirrje Teheranit që të ndërpresë programin e tij bërthamor, duke kujtuar edhe një rezolutë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilën Irani e ka firmosur.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress